Kuvendi i pestë
» » » Kuvendi i pestë

Kuvendi i pestë

Shoqata “Pogragja” mbajti Kuvendin e saj të pestë më 25.Shtator 2016, në Schliren/ZH.

Në një frymë, vllazërore punimet e këti Kuvendi i shpalli të hapura, Kryetari i Shoqatës z.Bujar Salihu i cili në fjalën e ti më shumë u përqëndrua tek vizioni, obligimet e marra dhe të realizuara si dhe sfidat…
Raporti i punës i ilustruar me fotografi përmes projektorit u presentua nga antarët e Kryesisë Agron Aliu dhe Beqir Arifi, të cilët ishin të kyqyr drejtperdrejt ne implementimet e projekteve të kryera deri më sot.
Ndërsa që për raportin Financiar për vitin 2015, me pëlqimin dhe kontollimin paraprak të Revizorëve Financiar, z. Limon Limonit dhe z.Përparim Ajrullit të cilët e vlerësuan si të tillë korrekt dhe transparent, para të pranishmëve e paraqiti Burim Jashari, Sekretar i Shoqatës.
Nje debat më të ngjeshur kishim rreth projektpropozieve, e që me vendim unanim të Kuvendit u vendos që përparësi t’i jepet projekteve për terrene sportive, me çka edhe u ngarkua Kryesia që të përgadisë Projektet e mundshme.
Në shenjë respekti dhe falenderimi Kryesia ndau Mirënjohje për ish anëtarët e Kryesisë që ishin pjesë e saj në periudhën që nga themelimi i shoqatës e deri në vitin 2015, gjithashtu edhe Falemderime për kuntribuesit e veqantë të shoqatës.
Këto Mirënjohje dhe Falemderime u ndan për Zotrinjët:
Abdyl Mustafa
Ramiz Aliu
Sylejman Hajrizi
Mustaf Latifi
Limon Limoni
Haki Ferizi
Elhami Fetahu