» » » Mbledhja e 27-të e Kryesisë së shoqatës

Mbledhja e 27-të e Kryesisë së shoqatës

Koha: 22.01.2017 Ora: 09:00
Vendi:  Würenlos
Present: Anëtarët e Kryesisë
Tema: 
  1. Analizë e shkurtër rreth projekteve të realizuara në vitin 2016
  2. Projektet e pa realizuara, implementimi i tyre.
  3. Anëtarërsia dhe zgjerimi i Anëtarësisë
  4. Projecten për vitten 2017
  5. Takimet e treta tradicionale “Pogragja bashkë”
  6. Të ndryshme.
 Kryesia vendosi:
– Të përfundoj rrethojën për parkun „Rinia”
– Vendosjen e ndonjë dollapi nga materiali i qëndrueshëm në objektin ndimës të Xhamisë
– U kërkua që të mbëshetet Zyra e Vendit për të zgjidhur problemin e kanalizimit.
– Ashtu siç edhe ishte vendosur në Kuvendin e kaluar, Kryesia debatoj për gjetjen e një lokacioni të përshtatshëm për ndërtimin e një fushe sportive per futboll të vogël. Pas shumë diskutimesh u vendos që të shikohen mundësit që ky projekt të realizohet tek Prrocka në hyrje të fshatit. Investimet në këtë projekt do i mbështet Shoqata nga një pjesë e buxhetit, varësisht nga të hyrat në shumë nga 5000-7000Euro, u vendos gjithashtu që të kërkohet ndihmë edhe nga përsonat që ushtrojnë veprimtari afariste në Zvicër, EU e Kosovë, por edhe nga përsona të vullnetit të mirë që dëshirojnë t’a mbështesin këtë projekt për të rinjët tanë.
– Mbështesim riparimi i rrethojës së varrezave
– Pastrimin nga mbeturinat të zonës mbi Ambulantë.
– Sapo të kemi konfirminin e plotë për sallën, të gjithë anëtarëve do j’u dërgohen çeçet!
– Takimet e treta tradicionale „Pogragja bashkë“ do mbahën më 21.05.2017 në Uster, për të cilen e kemi një konfirmim provizor, në ditët në vijim do nënshkruajmë kontratën.
– U vendos gjithashtu që këtë vit, më 29 korrik 2017, të kemi një takim të gjërë në Pogragjë, me të ftuar të veqantë, nikoqir i këti takimi do jetë Shoqata „Pogragja“.
– U vendos unanimisht që Shoqata të mbështes materialisht klubin ekzistus në futboll të vogël „Pogragja“për këtë qëllim Shoqata ndau 500 Euro nga buxheti, si dhe 900 CHF ndanë anëtarët e Kryesisë
– Përgaditjet për pranverë, veglat e punës, kordinatori do i servisoj sidomos maqineritë e vjetruar…