Statuti i Shoqates Pogragja


 

Statuti

Emri
Neni 1

  • Me emrin „POGRAGJA" krijohet shoqata sipas kuptimit të nenit 60 ff. të ZGB. Shoqata nuk krijohet me qëllim përfitimi material.
  • Selia e Shoqatës është në Cyrih
  • Pogragja është shoqatë e pavarur në aspektin politik dhe  fetar
  • Ajo ka vulën,  logon dhe gjirollogarinë
  • Faqja zyrtare e Shoqatës „Pogragja" është Pogragja Vendlindja ime


Qëllimi
Neni 2   

  • Shoqata „Pogragja" angazhohet për realizimin e projekteve të ndryshme që lidhen me përmisimin e jetës së banorëve të saj, siq janë përkujdesja dhe mirëmbajtja e rrugëve, shesheve, lumenjëve, varrezave si dhe në kultivimin e vlerave shpirtërore që lidhen me Pogragjën dhe personalitetet e saja.
  • Ajo është bashkim vullnetar vlerash e idesh me qëllim thellimin e përkujdesjës ndaj Pogragjës, si dhe krijimin e mundësive më të mira për të gjithë banorët e saj.
  • Shoqata do të bashkëpunoj me Këshillin e Fshatit, dhe eventualisht me këshilla të tjerë që lidhen me interesat e përgjithshme të Pogragjës.
  • Shoqata „Pogragja" përmbush qëllimin e vet përmes detyrimeve të përmbledhura në një program përkatës pune.


Financimi
Neni 3

  • Shoqata "Pogragja" financohet nga pagesa e anëtarsisë, anëtarësia vjetore për Zvicër është 100CHF, për EU dhe vendet e tjera 50Euro
  • Shoqata pranon kontribute vullnetare, donacione, sponzorizime etj.


Anëtarësia
Neni 4

  • Anëtar të shoqatës mund të bëhen të gjithë pogragjasit kudo ku jetojnë, dhe që  pajtohen me parimet themelore të shoqatës
  • Shoqata parashehë edhe anëtar nderi
  • Gjithëkush që mendon se i plotëson kushtet e parapara me status ka të drejtë të kërkoj të pranohet anëtar.
  • Anëtarësia nga shoqata përfundon në rast largimi vullnetar, përjashtimi ose vdekjeje.
  • Largimi vullnetar bëhet përmes kërkesës me shkrim drejtuar kryesisë.
  • Një anëtar mund të përjashtohet vetëm për shkaqe të rëndësishme, sidomos në rast të sjelljes së tij kundër parimeve të shoqatës

    Organet
    Neni 4
    Organet e shoqatës:
    • Kuvendi
    • Kryesia
    • Sekretari
    • Revizorët 

 

Kuvendi
Neni 5

  • Organi më i lartë i Shoqatës është Kuvendi
  • Kuvendi ka të drejtat dhe detyrimet si më poshtë:
    • Miratimi dhe ndryshimi i Statutit me 2/3 e votave të anëtarëve të pranishëm
    • Zgjedhja e kryesisë, kryetarit, revizorve dhe sekretarit.
    • Shkarkimi i kryesisë - Caktimi i lartësisë së kontributit vjetor
    • Vendimmarrja për buxhetin dhe programin e punës
  • Kuvendi është instancë ankese kundër të gjitha vendimeve të kryesisë.

 

Neni 6

  • Mbledhjet e rregullta të Kuvendit mbahen një herë në vit, më së voni në muajin maj. Ato thirren nga Kryesia.
  • Kërkesat e ndryshme të anëtarve apo grupeve të ndryshme të anëtarësisë mund t’i dorëzohen kryesisë deri në dhjetëditë pas marrjes së ftesave.
  • Rendi i ditës për Kuvendin duhet t’u dërgohet anëtarve më së paku dy javë para mbajtjës së Kuvendit.
  • Lidhur me temat të cilat nuk janë paraqitur në rend dite, nuk mund të merren vendime. Këtu përjashtohen vetëm kërkesat për thirrje të jashtëzakonshme të Kuvendit.
  • Kryesia mund të thërras mbledhje të jashtëzakonshme. Ajo është e detyruar ta bëjë këtë, nëse kërkohet nga më së paku një e treta e anëtarëve.

 

Neni 7 

  • Secili anëtar ka një votë. Përfaqësimi i votave nuk lejohet.

 

Neni 8

  • Perderisa nuk përcaktohet ndryshe në status, Kuvendi merr vendimet e veta me shumicë votash, në rast numri të njejtë të votave vendimi merret në bazë të votës së kryetarit.
  • Për shuarjen e shoqatës si dhe për ndryshimet në status nevoiten më shumë se dy të tretat e votave të dhëna.
  • Votimet bëhen të hapura, ndërsa që zgjedhja e kryesisë, kryetarit dhe sekretarit bëhet me vota të fshehta. Të gjitha votimet tjera janë të hapura, përveçse nëse kërkohet votim i fshehët nga më shumë se një e treta e anëtarve.


Kryesia

Neni 9

  • Kryesia përbëhet me së paku nga shtatë anëtarë.


Neni 10

  • Kryesia zgjidhet me mandat prej tre vjetësh
  • Kryetari zgjidhet nga kuvendi, ndërsa kryesia konstituohet vetë.
  • Një anëtar mund t’i përkasë kryesisë më së gjati dy perioda të një pasnjëshme zgjedhore, kjo vlen edhe për Kryetarin. 
  • Kryesia e kryen këto detyra:
    • Zbaton vendimet dhe propozimet e kuvendit
    • Përgadit statusin dhe aktet e tjera të cilat i maraton kuvendi
    • Kujdeset për realizimin dhe zbatimin e statusit dhe akteve të tjera
    • Formon këshilla dhe komisione të caktuara për projekte të caktuara
    • Kujdeset për ecurin finansiare në shoqatës


Neni 11

  • Kryesia vendos me shumicë votash


Neni 12

  • Kryetari ka këto detyra:
    • Zbaton vendimet dhe propozimet e kryesisë
    • Thërret mbledhjet e kryesisë
    • Raporton për punën e kryesisë dhe të kuvendit
    • Kordinon punët e grupeve të ndryshme punese për projekte të caktuara.


Neni 13

  • Në mungesë të kryetarit punen e tij e kryen sekretari Sekretari

 

Neni 14

  • Sekretari zgjidhet nga kryesia me mandat pesë vjeqar.
  • Ai është përgjegjës për të gjitha punët administrative të shoqatës
  • Kujdeset për të gjitha procesverbalet dhe aktet e tjera
  • Evidenton të hyrat finansiare si dhe shpenzimet për këtë në Kuvend paraqitet me raportin vjetor.
  • Evidenton të gjithë anëtarët, regjistron anëtarët e rinjë etj.


Revizorët

Neni 15

  • Kuvendi zgjedh dy revizorë
  • Ata kanë të drejtë që të kontrollojnë dokumentacionin finansiar të shoqatës dhe të raportojnë në Kuvend
  • Revizorët zgjidhen për periudh tri vjeqare
  • Të njejtit nuk mund të zgjidhen më shumë se dy mandate radhazi.


Neni 16

Statusi i Shoqatës "Pogragja" hynë në fuqi me miratimin e tij nga Kuvendi


Këshilli inicues

Abdyl Mustafa, Agron Aliu, Bujar Salihu

Wil, 01.09.2012


Selia e Shoqates gjendet në Cyrih të Zvicrës
Nenet i përkasin sipas rregulloreve të Shtetitë Helvetic Zviceranë

 

 

Sponsor

 

Links Lidhje direkte