Të nderuar pogragjas!
Kam privilegjin e veqantë që në emër të Grupit inicues për formimin e Shoqatës „Pogragja", të ju përshëndes dhe të ju falenderoj përzemërisht për pjesëmarrjen tuaj këtu.
Na ka rastisur që të gjithë ne të kemi një dashuri të përbashkët, një prehje të përbashkët, një emocion të përbashkët, një rrëfim të njejtë, ne kemi të njejtën udhë, kalojmë ballë të të njejtës kala, futemi hijes së Skrepit, kapërcejmë Moravën për t‘u puqur me gjirin e ngrohtë të katundit tonë...
Pa dashur që më tejë të vibroj emocionet tuaja, më duhet të them se konceptin për përkujdesjen e fshatit tonë duhet ta ndërtojmë bashkë, sepse jemi dëshmitar se tani më është nevoj imediate vërja në lëvizje e mërgimëtarve tanë, për nevojen jetike që ka Pogragja për ne. Ky Kuvend ka për qëllim nxitjen e komunikimit dhe bashkëpunimit në radhë të parë mes mërgimtarëve, duke patur mandatin legjitim ky kuvend do caktoj orientimet programore, që lidhen drejtëpërdrejtë me realizimin e projekteve në sfera të ndryshme të jetës në Pogragjë, me synimin për tu bërë zë i fuqishëm dhe autentik për mirëqenjën e Pogragjës, akter kredibil në përmisimin e infrastrukturës së përgjithshme të fshatit, mbështetës luajal i kërkesave që shtron para nesh qytetaria pogragjase...
Nuk mund të fshehi kënaqësin time që në emër të grupit inicues të ju drejtohem me këtë fjalë rasti, ashtu siq nuk mund të fshehi kënaqësin time që sot po hedhim themelet e një Shoqate me emrin tejet domethënës për ne „Pogragja". Siq e theksuam më lartë të gjithë këtu jemi banorë të një fshati, bile të një fshati me një histori e bukuri të veqantë. Pogragja është vendlindja e shumë figurave të shquara atdhetare, shkencore, djepi i hershëm i arsimimit, gjë që na obligon të ndajmë përgjegjësin qytetare në rimëkëmbjen e imazhit të saj të dikurshëm për të cilat një përkujdesje e jona është jetike..Është koha e fundit që tradita e njohur dhe shumë e pasur pogragjase e solidaritetit, e mbështetjes dhe e organizimeve të mirëfillta të rivitalizohet, ne e kemi këtë mundësi, dhe që nga sot me një organizim solid do mund të kryejmë shumë punë në dukje të vogla për Pogragjën por që vlera e tyre pa dyshim do jetë e madhe...
Maksima jonë është, të punojmë për Pogragjën, me dinjitet dhe transparencë maksimale. Fare në fund edhe dy fjalë për këshillin inicues, pjesë e së cilës jam edhe unë. Na lejoni të sqarojmë se grupi inicues nuk ishte grup i të papunëve, dhe deri tek ideja për të formuar një shoqatë nuk erdhem se nuk kishim se çka të punonim, por tek kjo ide erdhem sepse menduam se një organizim i këtill është i domosdoshëm për përmisimin e jetës së pogragjasve, ne nuk e kemi pretendimin se ideja jonë është kapitale, se kjo është ideja më e mirë e mundshme, ne jemi të vetëdishëm dhe shumë koshient se bashkarisht dhe vetëm bashkarisht mund të avancojmë konceptin tonë për organizimin e mirëfilltë dhe meritor, duke krijojuar një imazh të ri për përkujdesjen dhe mirëmbajtjen e fshatit. Punët tani veq kanë filluar, është bërë pastrimi i varrezave, për të cilat këshilli që në takimin e parë ka ndarë mendimin se është nevoj urgjente, ato tani kanë një pamje tjetër... Gjatë kësaj kohe kemi përgaditur projektstatutin të cilin presim që ta diskutojmë me ju dhe ta aprovojmë bashkarisht, kemi intesifikuar kontakte me pogragjasë dhe disponimi për t‘ia bashkuar organizimit është relativisht i kënaqshëm, kemi kryer obligimet rreth hapjes së gjirollogarisë bankare ku ne të gjithë do mund t‘i derdhim kontributet tona qoftë në formë anëtarësi apo edhe donacioni, nga nesër mund të bëhen edhe pagesat.
Shumë të nderuar bashkëvendas, me dëshirën që punimet e këti kuvendi të ecin mbarë, dhe kështu me bindjen e thellë se që nga sot ne mërgimtarët do krijojmë traditen e organizimit ju përgëzoj për pjesëmarrje dhe ju uroj punë të mbarë e të frytshme!
Faleminderit