Njoftojmë të gjithë Pogragjasit dhe Anëtarësin e gjërë, se nga Janari i këti viti Koordinator i ri i shoqatës është Sami Durmishi.
Pas plot katër viteve,Muhamed Islami për arsye të obligimëve profesionale dhe private nuk mund ta vazhdoj veprimtarin e tij si Koordinator i Shoqatës në fshat.
Kryesia e Shoqatës si dhe Anëtarësia e gjerë e falenderon Muhametin për angazhimin e tij të pashoq,transparent dhe një punë kolosale që ka bërë për fshatin tonë.
Njëashtu edhe bashkpunimi me kryesinë e Shoqatës ka qen jashtzakonisht i këndshëm transparent dhe mbi të gjitha komunikues dhe vllazëror. Me cka Kryesia është shumë mirënjohëse dhe falemnderuse për të gjitha këto. Metit i dëshirojm shumë shëndet e suksese në angazhimet e tija profesionale si dhe në jetën private.
Andaj Pogragjas-e të nderuar, ju lusim shumë që nga tani edhe Samiun ta përkrahni dhe rrespektoni në angazhimin e tij shtesë si Koordinator i ri i shoqatës.
Të gjitha vërejtjet, kritikat, sygjerimet si dhe kërkesat tjera që keni lidhur me shoqatën dhe punën e saj, ju lusim të drejtoheni tek Sami Durmishi, ose në kryesin e Shoqatës, përmes numrave të telefonit, faqes së Facebook-ut ose website-it. ( ku dhe i keni të gjitha numrat e telefonit).
Krah i djathtë i Samiut do të jet edhe Sevdail Behluli, i cili ka pranuar në mënyrë vullnetare bartjen e derivateve si dhe nevojave tjera për puntorin e shoqatës Fikretin.
Këshilli i fshatit poashtu është zotuar se bashkpunimi mes nesh do të jet edhe më i frytshëm dhe vllazëror, për ti përmbushur kërkesat dhe nevojat e banorëve si dhe projektet e ndryshme në të ardhëmen.
Me respekt Kryesia e Shoqatës Pogragja.