Takimet e gjashta tradicionale “Pogragja bashkë”

Kemi kënaqësinë e veçantë që edhe pas një viti të suksesshëm në udhëtimin tonë të përbashkët, përmes këti postimi të shprehim falenderimet tona më të përzemërta për të gjithë ju që në çfardo forme e keni mbështetur Shoqatën « Pogragja »
Falë përkushtimit dhe mbështetjes suaj të vazhdueshme Pogragja, vendlindja jonë këto nëntë vjet ka përjetuar një fazë shumë të rëndësishme të zhvillimit të saj jo vetëm në aspektin infrastruktural por edhe forcimin e solidaritetit vëllazëror. Këto suksese të përbashkëta na lejojnë të besojmë që bashkë do vazhdojmë ta forcojmë identitetin e Shoqatës sonë duke vazhduar si edhe deri më tani të kontribojmë për një Pogragjë më të të pastërt e më të zhvilluar!!!
Në vazhdën e organizimeve tradicionale kemi kënaqsësinë e veçantë t´ju njoftojmë që takimet e sivjeme të gjashtat me radhë „ Pogragja bashkë“ këtë vit do të mbahën më 28. Mars 2020,nga ora 18:00 deri në ora 23:00 në këtë adresë: Aula Halle, Zürcherstrasse 99, 5432 Neuenhof.
Programin artistikë do e shoqëroj shkolla e vallëzimit Shota në Zvicër, bashkë me solistin DJ-GJeni – njëkohësisht Isuf Rashiti.
Do përkujdesimi gjithashtu që të mos na mungojë as ushqimet tona tradicionale!
Skena do jetë e hapur edhe për (të rritur e fëmijë) të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e programit qoftë në interpretime vokale,recitime, lojës me instrumente muzikore apo edhe prirjëve tjera skenike…

Ju lusim shumë që tani familjarisht të rezervoni këtë datë, për të qenë pjesë e këti manifestimi të përbashkët vjetor!
« Pogragja bashkë » përmbushë synimin e vet organizativ vetëm duke shënuar një pjesëmarrje masovike të Pogragjasve të të gjitha moshave me çka këto takime do i bëjnë të paharruara.
Paraprakisht ju falënderojmë për sygjerimet, këshillat apo edhe vërejtjet tuaja që lidhen jo vetëm me këto takime, por edhe me aktivitetin tonë të përgjithshëm.
Mos ngurroni të n´a kontaktoni !!!