Konkurs Pune

Kryesia e Shoqatës “Pogragja” me seli ne Zürich të Zvicrrës njofton gjithë Anëtarët e saj dhe gjithë Pogragjasit kudo që ndodhen se sot me datën 14.12.2014 në mbledhjen e rregulltë të Kryesisë merr këtë :

VENDIM :

  • Kryesia e Shoqatës me shumicë Votash vendosi që nga 1 Janari 2015 puntori e ri i Shoqatës të jetë z. FIKRET MUSTAFA.
  • Kryesia falënderon përzemersisht edhe 4 Kandidatët e tjerë që kanë aplikuar për punë në Shoqatën tonë dhe ju uron atyre suksese dhe shëndet në të ardhmen.
  • Puntorit të ri z. FIKRET MUSTAFES i urojmë shëndet,suksese dhe punë të mbarë.
  • Lusim të gjithë Bashkëvendasit tanë Pogragjas për ndihmë dhe perkrahje të puntorit të ri.

Würenlos 14.12.2014
Kryesia e Shoqatës Pogragja


  POSTUAR 04 NOV 2014

Në mbështetje të vendimit të Kryesisë së Shoqatës « Pogragja » mbajtur më datë 26.10.2014 në Cyrih, shpallim:


K O N K U R S


Për pranimin e një punëtori mirëmbajtës

Përshkrimi

  • Punët janë kryesisht në mirëmbajtjen, pastrimin dhe rregullimin e parqeve, rrugëve, shesheve dhe varrezave të fshatit.
  • Detyrat janë të përcaktuara me shkrim nga Kryesia e Shoqatës „Pogragja“ dhe mbikqyrja bëhet nga Kordinatori i Shoqatës.
  • Kandidatët e interesuar duhët të jenë banor të fshatit Pogragjë, të kenë moshën dhe shëndetin që përballon punën fizike të përcaktuar me kontatën e punës, përparësi kanë kandidatët me përvojë pune në kopshtari.
  • Orari i punës është pesë ditë në javë, nga ora 8.00 deri ora 17.00, pushimi i drekës 12.00-13.00
  • Në përputhje me vendimin e fundit të Kuvendit të tretë të Shoqatës paga mujore është 250.- Euro, si dhe pagesa e kontibutit pensional.
  • Të gjithë të intersuarit duhet të lajmërohen pranë sekretarisë së Shoqatës,
    • info@pogragja.com
    • pogragja.vendlindja.ime@groups.facebook.com
    • apo pranë Kordinatorit z.Haki Ferizit
  • Konkursi mbetet i hapur deri më 12.12.2014

Zvicër, 04.11.2014 Kryesia e Shoqatës „Pogragja“

Agron Aliu- Kryetar